Planprogrami i Verës shtrihet në 4 javë intenzive në të cilat nxënësit arrijnë të zhvillojnë një aplikacion i cili ka ndikim pozitiv në shoqëri.

Opsionet e vijimit të planprogramit veror

1 Korrik - 26 Korrik 29 Korrik - 23 Gusht

Kjo eksperiencë i mundëson nxënësve të kalojnë nëpër gjithë ciklin e zhvillimit të një projekti.

Bëhet zgjedhja e projektit

Mbahet një trajnim intenziv per programim

Zhvillojnë projektin (puna praktike)

Prezentojnë punën para një audience.

Informata

Brenda një muaji nxënësit do të përjetojnë të gjithë ciklin e zhvillimit
të një programi nga ideimi, dizajnimi, zhvillimi deri te testimi.
Planprogrami veror ju jep nxënësve shkathtësi të zhvillmit të web aplikacioneve.

Teknologjitë që do të përdoren:

Gjatë verës nxënësit do të:

Mbajnë 60 orë akademike

Kenë mësim ditor Hëne – Premte

Përjetojnë 2 ditë qëndrim gjithëditorë

Fitojnë certifikata nga Akademia jCoders me vule të certifikimit amerikan AdvancED

Regjistrohuni ne Akademinë jCoders

Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj






KorrikGusht



Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172

Agjenda e muajit

Planprogrami mbahet përgjatë 20 ditëve ku secila ditë kontribon drejtë zhvillimit të aplikacionit.

  • Dita 1:

    Zgjatë 5 orë

    Design Thinking: Nxënësit bëjnë identifikimin e problemeve të cilat i hasin në përditshmërinë e tyre. Bëjnë një analizë te ketyre problemeve dhe mundësis për të zgjidhur ose lehtësuar këto probleme duke perdorur teknologjinë.

  • Dita 2 - Dita 3:

    2 ditë nga 2 orë

    Trajnimi UX/UI (user experience/user interface) Nxënesit mesojne për përdorimin e veglave të cilat mundësojne dizajnimin e aplikacionit të cilin kanë zgjedhur.

  • Dita 4 -Dita 7:

    4 ditë nga 2 orë

    Trajnimi për HTML dhe CSS Duke mësuar këto dy gjuhë skriptuese nxënësit ndërtojnë strukturën dhe dukjen e aplikacionit

  • Dita 8 - Dita 12:

    5 ditë nga 2 orë

    Trajnimi për gjuhën programuese JavaScript: përmes së cilës programohet logjika dhe shtohen efektet dinamike të aplikacionit ashtu që të jetë sa më interaktiv.

  • Dita 13 - Dita 19:

    7 ditë nga 2 orë

    Puna Praktike: Zhvillimi i aplikacionit duke përdorur metodologjinë e punës SCRUM. Nxënësit do të zhvillojnë aplikacionin duke i përdorur të gjitha njohuritë e fituara nga trajnimet paraprake. Cdo ditë do të jetë e organizuar si ditë pune ku secili nxënës i ka detyrat e caktuara në menyrë që të zhvillojnë aplikacionin me sukses.

  • Dita 20:

    Zgjatë 5 orë

    Prezantimi final: Bëhet demonstrimi dhe prezantimi i projektit dhe festojmë përfundimin me sukses të projektit

Oferta Financiare

Çmimi i eksperiencës së verës është 120€ për nxënës:

Në rast se regjistrimi bëhet përgjatë datave 1 Maj – 15 Qershor atëherë aplikohet zbritja si vijon:

  • Një nxënës 100€

  • Dy apo më shumë nxenes nga e njejta familje cmimi është 90€ për nxënës

  • Regjistrimi grupor me 5 apo më shumë nxënës (familjar ose shoqëri) 90€ për nxënës.

Për regjistrimet pas dates 15 Qershor

  • Një nxënës 120€

  • Dy apo më shumë nxenes nga e njejta familje cmimi është 100€ për nxënës

  • Regjistrimi grupor me 5 apo më shumë nxënës (familjar ose shoqëri) 100€ për nxënës.