Planprogrami i verës i merr nxenësit në një rrugëtim të dijës ku ballafaqohen me 4 teknologji tendryshme. Këto teknologji të kombinuara me njëra tjetrën krijojnë një eksperiencë të rrjedhshme edukative dhe argëtuese për nxënesin.

Opsionet e vijimit të planprogramit veror

1 Korrik - 26 Korrik 29 Korrik - 23 Gusht

Kjo eksperiencë i mundëson nxënësve të kalojnë nëpër gjithë ciklin e zhvillimit të një projekti.

Bëhet zgjedhja e projektit

Mbahet një trajnim intenziv per programim

Zhvillojnë projektin (puna praktike)

Prezentojnë punën para një audience.

Informata

Brenda një muaji nxënësit do të mbledhin njohuri n ë 4 teknologji të ndryshme dhe do të mësohen t’i kthejnë njohuritë e tyre në projekte të dobishme reale.

Teknologjitë që do të përdoren:

Arkitektura e kompjuterit
Robotikë
UI/UX Design
Programimi në Web

Gjatë verës nxënësit do të:

Mbajnë 60 orë akademike

Kenë mësim ditor Hëne – Premte

Përjetojnë 2 ditë qëndrim gjithëditorë

Fitojnë certifikata nga Akademia jCoders me vule të certifikimit amerikan AdvancED

Regjistrohuni ne Akademinë jCoders

Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj






KorrikGusht



Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172

Agjenda e mujit

Planprogrami mbahet përgjatë 20 ditëve.

  • Dita 1:

    Zgjatë 5 orë

    Aktivitetet përfshijnë lojëra, njoftim me planprogramin dhe projektet që do t’i realizojnë si dhe njoftimin me ekip.

  • Dita 2 - Dita 4:

    3 ditë nga 2 orë

    Teknologjia: Arkitektura e kompjuterëve. Nxënësit e çmontojnë një kompjuter, mësojnë për secilën komponentë dhe e montojnë prapë ashtu që në fund të funksionojë kompjuteri në formë të rregullt.

  • Dita 5 -Dita 11:

    7 ditë nga 2 orë

    Teknologjia: Robotikë interaktive. Nxënësit do mësojnë konceptet elementare për të krijuar projektet interaktive siç janë: programimi i komponenteve elektronike dhe kombinimi i tyre për të krijuar projekte të dobishme.

  • Dita 12 - Dita 13:

    2 ditë nga 2 orë

    Teknologjia: UI/UX (user interface & user experience). Nxënësit do të mësojnë se si renditja e duhur e elementeve në aplikacione u jep eksperiencë të caktuar perdoruesëve. Do të kuptojnë se si duhet të duken webfaqet ashtu që përdoruesit ta kenë të lehtë t’i perdorin ato.

  • Dita 14 - Dita 19:

    6 ditë nga 2 orë

    Teknologjia: Programimi i web faqeve. Nxënësit do të mësohen si të krijojnë një webfaqe në të cilën do të paraqesin të gjithë punën e tyre të zhvilluar gjatë akademisë verore. Më pas kjo webfaqe do të publikohet në faqen zyrtare të jCoders .

  • Dita 20:

    Zgjatë 5 orë

    Nxënësit do t’i finalizojnë projektet e tyre, prezentojnë ato, dhe certifikohen për punën e realizuar. Pas kësaj ne do të festojmë punën e suksesshme një mujore duke e mbyllur verën në jCoders me një suprizë.

Oferta Financiare

Çmimi i eksperiencës së verës është 120€ për nxënës:

Bëhet zgjedhja e projektit

  • Një nxënës 100€

  • Dy apo më shumë nxenes nga e njejta familje cmimi është 90€ për nxënës

  • Regjistrimi grupor me 5 apo më shumë nxënës (familjar ose shoqëri) 90€ për nxënës.

Për regjistrimet pas dates 15 Qershor

  • Një nxënës 120€

  • Dy apo më shumë nxenes nga e njejta familje cmimi është 100€ për nxënës

  • Regjistrimi grupor me 5 apo më shumë nxënës (familjar ose shoqëri) 100€ për nxënës.