Akademia jCoders bëhet akademia e parë në Kosovë ekuivalente me shkollat amerikane me certifikatë unike nga AdvancED.

Themeluar në vitin 2015, jCoders është institucioni që ka marrë vulën e cilësisë STEM (Shkencë, Teknologji, inxhinieri dhe matematikë) nga agjencioni më i madh maerikan i akdredimit AdvancED. Kështu, jCoders nga tani mund të konsiderohet ekuivalente me shkollat amerikane. Certifikimi i mundëson të gjithë nxënësve të jCoders që të pajisen me certifikata të pranuara në gjithë botën, dhe që janë të validuara nga institucionet amerikane.
“Në vitet që kam apsur kënaqësinë dhe privilegjin që të punoj me shkollat STEM, programet dhe institucionet në kuadër të AdavancED, rrallë herë kam parë një organizatë më entuziaste dhe të angazhuar vazhdimisht në përmirësim si Akademia jCoders në Kosovë”.
“Organizata jonë ka qenë në proces të mbështetjes së Akademisë jCoders për dy vitet e kaluara si rrjeti i antarëve të përmirësimit AdvancED. Kam parë përkushtim dhe lidership vizionar”, u shpreh Scott Davidson, drejtor i STEM nga AdvancED.

Akademia jCoders është institucion edukativ me shtrirjen më të madhe në vend.
Kjo akademi gjendet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan, e ofron mësim për të rinjtë të moshave 8 deri 18 vjeç në programim, elektronikë dhe robotikë.
Tash e 4 vjet jCoders është kanal alternativ për të mësuar teknologjinë dhe për të aftësuar të rinjt me shkathtëistë e envojshem për të ardhmen e tyre.
Planprogrami i jCoders është i orientuar në zhvillimin e të rinjve, ku nxënësit përveç që përvjetësojnë teknologjitë e Kohës, punojnë me edukatorë të dilët janë të ofkusuar në zhvillimin e shkathtësive esenciale të shekullit 21.
AdvancED është agjencioni më i madh i akdreditmit në SHBA, me mbi 130 vjet përvojë hulumtuese në rritjen e cilësisë së edukimit.
Me rrjet të përbërë nga 40 mijë shkolla, AdvancED është organizatë e cila realizon revidime reigoroze në institucione edukatiev me synimin që t’u mundësojë të gjithë nxënësve që të realizojnë potencialin e tyre.