Medalja e artë për Kosovën në ‘Startup Games’ në Londër

Arta Shehu-Zaimi dhe Fiona Shehu kanë fituar medaljen e artë me LabBox në Startup Games në Londër, garë e cila po mbahet në kuadër të ‘Western Balkans Summit’.
Në këtë garë kanë marrë pjesë 23 garues nga gjashtë vendet e Ballkanit.
LabBox është produkt i teknologjisë edukative që ofrojmë një eksperiencë unike mësimi ndërmjet storieve dhe elektronikës për një gjeneratë më të përgatitur.
“Fitimi i këtij çmimi hap rrugë të reja jo vetëm për ne, po edhe për zhvillimin e rinisë dhe ndërmarrësisë në shtetin tonë. Jemi jashtë mase falënderues ndaj ekipit tonë, e po ashtu faleminderit Innovation Centre Kosovo dhe British Embassy, Pristina për përkrahjen. Do vazhdojmë të punojmë pandalshëm që t’i fuqizojmë të rinjtë tanë dhe të krijojmë një të ardhme sa më të mirë për ta”, thuhet në njoftimin e LabBox në Facebook.

Për më shumë: http://labbox.education/