fbpx

5 Këshilla për të zhvilluar të menduarit kritik te femijët

Fëmija juaj përdor aftësitë e të menduarit kritik çdo ditë. Këto aftësi i  ndihmojnë të merr vendime sa me të mira, të kuptojë pasojat e veprimeve të tij dhe të zgjidh problemet. Këto aftësi tepër të rëndësishme përdoren në gjithçka, nga bashkimi i enigmave e deri tek hartimi i rrugës më të mirë për të arritur tek qellimi. Është proces i përqendrimit dhe vetë-kontrollit për të zgjidhur problemeve. Në thelb, të menduarit kritik i ndihmon fëmijës të marr vendime të mira dhe të shëndosha.
Të mësosh të mendosh në mënyrë kritike është një pjesë thelbësore e zhvillimit të fëmijës suaj duke i ndihmuar atij të kuptoj  botën përreth tij.

Që fëmija juaj të jetë në gjendje të pajtohet ose mos pajtohet me diçka dhe të thotë arsyjen pse, është një shenjë që fëmija juaj po mendon në mënyrë kritike. Mirepo, vetëm pse fëmija juaj thotë se nuk pajtohet me diçka nuk do të thotë se po mendon në mënyrë kritike. Kështu që, duhet ta inkurajoni fëmijën tuaj të japë arsye ose shembuj që tregojnë pse ata nuk janë dakord me diçka.

Kurioziteti natyror i  fëmijes tuaj i ndihmon në themelimin e të menduarit kritik. Mendimi kritik kërkon që fëmija të marr informacione, ta analizojë ato dhe të krijoj gjykime. Ky lloj i angazhimit aktiv kërkon imagjinatë dhe kureshtje. Perderisa fëmija merr informacione të reja, ai mbush” një bibliotekë brenda trurit të tij”. 

1. Inkurajoni ndjekjen e kuriozitetit

Ndihmojeni fëmijën tuaj të formojë dhe provojë teoritë, të eksperimentojë,  si dhe përpiquni që ti ndihmoni të arrijë të kuptojë se si funksionon bota. Inkurajoni fëmijët të hulumtojnë, të bëjnë pyetje, të mendojnë në mënyrë kritike për rezultatet dhe të mendojnë për gjërat që mund t’i bëj ndryshe.

2. Të mësojnë nga të tjerët

Ndihmoni fëmijën tuaj të mendojë më thellë për gjërat duke nxitur një dashuri për të mësuar dhe një dëshirë për të kuptuar se si funksionojnë gjërat. Kërkoni përgjigjjet për të gjitha pyetjet “pse?”, tek fëmija juaj duke përdorur libra, internet, miq, familje ose ekspertë të tjerë.

3. Ndihmojeni fëmijën të vlerësojë informacionin

Shpesh na jepen shumë informacione në të njëjtën kohë, prandaj është e rëndësishme të vlerësojmë atë informacion për të përcaktuar nëse është i vërtetë, i rëndësishëm dhe nëse duhet ta besojmë apo jo. Ndihmojeni fëmijën tuaj të fitoj këto aftësi duke i mësuar atij të vlerësojë informacione të reja. Bëni që fëmija juaj të mendojë se nga kush ose nga ku vijnë informacionet, si lidhen me atë që ai tashmë e dinë dhe pse është apo nuk është e rëndësishme.


4. Promovoni interesat e fëmijëve

Kur fëmija juaj është futur thellë në një temë që po i pëlqen, ai është më i angazhuar dhe më i gatshëm për të eksperimentuar. Procesi i zgjerimit të njohurive të fëmijës sjell shumë mundësi për të menduarit kritik, kështu që për të inkurajuar këtë veprim ndihmoni fëmijën tuaj të investojë në interesat e tij / saj. Pavarësisht nëse mëson për kamionë dhe automjete ose një interes të mprehtë për programim, ndihmoni fëmijën tuaj të ndjekë pasionin e tij /saj.


5. Mësojani fëmijës tuaj aftësinë për zgjidhjen e konflikteve

Kur merreni me zgjidhjen e konflikteve, është e nevojshme të përdorni aftësi të të menduarit kritik për të kuptuar problemin dhe për të dalë me zgjidhje të mundshme. Kështu që mësojani fëmijës hapat e zgjidhjes së problemeve dhe ai do të përdorë të menduarit kritik në procesin e gjetjes së zgjidhjeve për probleme.

Nga: Ilda Gashi dhe Fitore Behrami