fbpx

Bashkangjitu në ekipin e jCoders

Pozita: Trainer

Departamenti: Training

Angazhimi:  20 orë në javë

Përshkrimi i jCoders

jCoders tash e 5 vite edukon të rinjtë e moshave 7 – 18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxenës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.

Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditesimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve  të ndryshme sic janë Tech Heroes, SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës) dhe Film Making Couses. Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxite kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.

Cka presim nga anëtarët e ekipit tonë:

  1. Të bashkëpunojnë me nxenës, prindër dhe me njëri tjetrin.
  2. Të motivojnë nxënësit të zhvillohen dhe të krijojnë me teknologji. 
  3. Të ndërtojnë relacione me nxënësit dhe ndëmjet nxënësve për të arritur qëllime të përbashkëta.
  4. Të marr udhëheqësi në mbështetjën e nxënësve për realizimin e projekteve dhe iniciativave të tyre.
  5. Të jenë model pozitiv dhe shok/shoqe për nxënësit.
  6. Të kenë qasje proaktive ndaj zgjidhjës së problemeve.
  7. Të ofrojnë trajtim individual për nxënësit

Benefitet:

  • Përmbushje personale përmes kontributit në komunitet dhe në individ.
  • Zhvillimi profesional përmes trajnimeve dhe aktiviteteve në grup
  • Mbështetje e vazhdueshme personale, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar të keni sukses.
  • Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti.
  • Rrjetëzimi me komunitetin e IT-së

Cka kërkohet nga aplikantët:

  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze
  • Të jetë i gatshëm për angazhim gjysëm orari (4 orë/ditë)
  • Njohuri bazike të një gjuhe programuese.
  • Aftesi të theksuara të komunikimit.
  • Entuziazëm për të punuar me mosha të reja

Për të aplikuar ju lutem plotësoni formularin:

 Afati i fundit i aplikimit (21 Mars 2021 ora 00:00)