fbpx

Gjuhët programuese dhe teknologjitë e duhura për moshat e reja

Si çdo gjuhë tjetër, edhe gjuhët programuese më së miri mësohen në moshë të re. Krahas zhvilimit të shpejtë të teknologjisë, nevoja për programer të aftë veqse është në rritje të vazhdushme. Prandaj, qasja në botën e programimit nga mosha e re e lehtëson pregatitjen për profesionet e të ardhmes.

Programimi ka benefite të shumta. Të rinjtë përmes programimit njoftohen më thellësisht me zhvillimin e një procesi nga fillimi deri në fund, mesohen se si të mendojnë në mënyrë logjike duke shkruar kod dhe fitojnë perspektiva të reja në problem-zgjidhje. Përveq kësaj programimi iu mundeson të rinjëve të kenë një karrierë të frytshme duke i pregatitur ata për tregun e lokal dhe atë ndërkombëtar punës.

Për të mësuar bazat e programimit mjafton të jeni entuziast dhe të motivuar, mirëpo pasi që egzistojne reth 700 gjuhë programuese, për fillestaret mund të jete e vështirë të vendosin se me cilën të fillojnë të mësojnë. Për këtë arsye ne i kemi listuar 4 teknologji me të cilat ju mund ta filoni rrugëtimin tuaj në botën e programimit.

  1. Scratch – Scratch është një gjuhë programuese “block based” e cila është e krijuar për mosha të reja dhe ka funksione të mjaftueshme që e mundësojnë përdorimin e saj edhe nga programerët me pervojë. Përdoruesit e kësaj gjuhe mund të krijojnë projekte të ndryshme me përmbajtje argëtuese si: animacione, art ose muzikë dhe loja kompjuterike. Kjo gjuhë ka poashtu një komunitet mjaft të gjërë përmes të cilit njerëzit i shkëmbejnë punimet e tyre.
  2. Python – Gjuha programuese python është një gjuhë e cila është krijuar me qëllimin që të jetë e lehtë e lexueshme dhe e fuqishme. Mësohet lehtë dhe gjen perdorim në shumë fusha të ndryshme si rezultat i fleksibilitetit të saj. Të shkruarit e programeve përmes kësaj gjuhe merr shumë pak kohe në krahasim me gjuhët e tjera. Libraria e madhe e funksioneve ju jep të rinjëve një eksperiencë shumë të mirë gjatë mësimit të saj.
  3. Teknoligjia e webit – Teknologjia e Webit ështe një ndër fushat më interesante brenda botës së programimit për të gjithë personat e intersuar në optimizimin, pamjen dhe funksionalitin e webfaqeve. Kjo teknologji fillon me HTML (Hyper Text Mark Up Language) e cila e lejon strukturimin e webfaqeve, CSS (Cascading Style Sheets) qe permban funksione dhe veti te ndryshme per pamjen dhe stilizimin e webit. Pjesë përbërese e teknologjisë së webit është edhe Bootstrap e cila funksionon si pjesë vazhduese e CSS e cila mundëson optimizimin e webit në tërësi.
  4. JavaScript – JavaScript është gjuhë e nivelit të lartë të programimit. Ajo ka filluar si një gjuhë skriptuese dhe në fille të saj ka mbështetur skripta shtesë të cilat i kanë shtuar funksionalitet një web faqe. Mirëpo, me kalimin e kohës funksionet e kësaj gjuhe janë zhvilluar jashtë mase dhe është shndërruar në gjuhë programimi në vete. Për momentin njihet si gjuha më e përdorur programuese.

Gjuhët programuese po zhvillohen vazhdimisht dhe funksionet që ato mund të kryejn po avansohen dita e ditës. Pradaj mësimi i këtyre gjuhëve po vazhdon të bëhet më i lehtë dhe më i qasshëm për të gjithë. Zgjedhe gjuhën që të përshtatet dhe fillo të krijosh.