fbpx

Bashkangjitu në ekipin e jCoders

Pozita: Zyrtar i Shitjes

Departamenti: Administratë

Angazhimi:  Orar i plotë (40 orë në javë)

Lokacioni: Prishtinë

Rreth jCoders

jCoders edukon të rinjtë e moshave 7-14 dhe 15 -18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxenës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.

Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditesimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme sic janë Tech Heroes dhe SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës). Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxite kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.

Rreth pozitës:

Zyrtari i shitjes do të punojë së bashku me ekipin e shitjes dhe ekipin e marketingut digjital, ku do të planifikoj dhe drejtoj procesin e shitjeve si dhe do të përkujdeset për marëdhënjet me klientët ekzistues dhe klient të ri potencial.

Çka presim nga të gjithë anëtarët e ekipit tonë:

  • Të bashkëpunojnë me nxenës, prindër dhe me njëri tjetrin
  • Të kenë qasje proaktive ndaj zgjidhjës së problemeve
  • Të jenë kreativ dhe të shprehin ide të reja

Çka kërkohet nga aplikantët:

  • Të ketë eksperiencë në shitje ose në marketing
  • Të njeh mirë tregun e Kosovës
  • Të kontriboj direkt me punën e tij në realizimin e targeteve
  • Të njohë klientët, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre
  • Të jetë në dijeni të plotë për programet dhe qëllimin e Akademisë jCoders
  • Të ketë aftësi menaxheriale, komunikuese dhe organizative
  • Të jetë person pozitiv dhe energjik

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë

Çka ofron jCoders:

  • Zhvillimi profesional përmes trajnimeve
  • Mbështetje e vazhdueshme, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar që të keni sukses
  • Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti
  • Ambient i këndshëm i punës

 Afati i fundit i aplikimit (20 maj 2021 ora 00:00)