fbpx

1. Njoftohu me platformën e Scratch

Shkruani rreshtat a parë të kodit së bashku me fëmijën tuaj 

Fëmijët mësojnë ndryshe nga të rriturit, prandaj nëse duam t’i mësojmë ata të kodojnë, duhet të përdorim një qasje të përshtatshme për nevojat e tyre.

Kurset e kodimit të të rriturve zakonisht fillojnë me shpjegimin e koncepteve si llojet e të dhënave, variablat dhe funksionet, mirepo kjo metodë mësimore nuk përshtatet mirë me shumicën e fëmijëve. Gjuhët programuese me blloqe virtuale ofrojnë një zgjidhje për këtë çështje duke mësuar fëmijët të kodojnë me ndihmën e këtyre blloqeve. Gjuhët e tilla përqëndrohen më shumë në logjikë sesa në sintaksë, dhe kështu mësojnë kodimin përmes projekteve krijuese. Scratch është një gjuhë programuse e krijuar për qëllime edukative, e zhvilluar nga MIT që mundëson kodimin me anë të blloqeve. Përmes Scratchit, fëmijët mund të krijojnë tregime të lezetshme, animacione dhe lojra. 

Tani e kemi një ide se çfarë është scratch, por si ta përdorim Scratch-in?

Ju së pari duhet të qaseni në Scratch përmes Google Chrome duke shënuar linkun: https://scratch.mit.edu/  pastaj klikoni në Create në shiritin e sipërm të menysë.

Pasi të keni klikuar tek Create, hapet faqja ku mund të zhvilloni projektet.

Hapësira punuese e scratch ndahet në katër pjesë:

  1. Blloqe gjenden në anën e majtë te faqes ato ngjiten njëra me tjetrën sikurse lego-t.
  2. Hapësira punuese gjendet në mes të faqes këtu ndërtohet kodi dhe logjika e lojës, blloqet ngjiten njëri me tjetrin sikurse lego-t.
  3. Ekrani gjendet në anën e djathtë lartë faqës, këtu mund të shohim lojën tonë.
  4. Karakteret gjendet në anën e djathtë poshtë faqes, këtu do ti shohim karakteret e lojës.

Që loja të jetë sa më interaktive scratchi na mundëson të dizajnojmë dy elemente sprite dhe backdrops.

Çka janë Sprite?

Sprite janë karaktere në lojë. Macja në fotot më lartë është një sprite. 

Jane katër mënyra për të shtuar Sprite: 

  1. Përmes librarisë së Scratchit – Choose a Sprite
  2. Të vizatoni sipas dëshirës – Paint
  3. Scratch-i e zgjedh një në mënyrë surprize – Surprise
  4. Ngarkoni (merreni) nga kompjuteri – Upload Sprite

Çka janë Backdrops ?

Backdrop është prapavija, në ekranin e Scratchit pjesa e bardhë mbrapa macës është backdrop-i. Gjithashtu janë 4 mënyra për të shtuar backdrop në lojë:

  1. Përmes librarisë së Scratchit – Choose a Backdrop
  2. Me vizatu sipas dëshirës – Paint
  3. Scratch-i e zgjedh një në mënyrë surprize – Surprise
  4. Ngarkoni(merreni) nga kompjuteri – Upload Backdrop

Tani jeni gati të shkruani rreshtat e parë me kod.

Sprite që keni zgjedhur do ta bëni të thotë diqka. 

Komanda e parë që nevoite është “When flag clicked” në kategorinë e komandave “Events” .

Kjo komandë e aktivizon kodin që i ngjitet poshtë saj pasi të shtypet flamuri i gjelbër që gjindet tek ekranin lart majtas. Pastaj që të bëjmë një sprite të thotë diçka përdorimi komandën në kategorisë” Looks”.

Në hapsirën e bardhë ku është e shkruar fjala “Hello!” mund të shkruani tekstin të cilin do të thotë sprite. Hapësira e bardhë  ku është i shkruar numri 2 tregon sa sekonda do të flet.

Provoni edhe ju të shtoni sprite, backdrops dhe të bëni sprite të thotë dicka. Krijoni storie të bukura dhe ndani ato me neve duke na bërë tag në facebook apo instagram.


Nga: Fitore Behrami