Për ne

Akademia jCoders është një institucion i cili ofron trajnime për nxënësit e moshave 8-18 vjeçare në fushën e teknologjisë. jCoders është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe i certifikuar ne nivel ndërkombëtar nga institucioni amerikan me standarde rigoroze AdvancED i cili e vlerësoi punën e akademisë me vlerësim maksimal për cilësi të mësimdhënies dhe planprogramit.

Akademia jCoders hapi dyert për nxënësit e parë në vitin 2015 dhe tani qëndron në 5 qendra të Kosovës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe Prizren.

Misioni ynë

Duke zhvilluar planprograme, procese dhe teknologji, ne kemi për qëllim të përmirësojmë kualitetin e edukimit dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një gjenerate të inovatorëve me mendësi pozitive.

Vizioni ynë

jCoders është ndërtuar para së gjithash për të ofruar një përvojë mësimi që do të ketë ndikim në jetën e nxënësve tanë. Ne besojmë se ҫdokush ka të drejtë të ndjehet rehat me atë se kush është dhe të mund ta shpreh potencialin e tij/saj lirshëm. Si qenie njerëzore ne jemi në kërkim të vazhdueshëm për të zhvilluar veten, dhe përmes jCoders ne synojmë të ofrojmë një përvojë që do të krijojë një ndjenjë të 'Unë mundem' tek nxënësit tanë.

Ekipi Kryesorë

Fiona Shehu

Managing Partner

[email protected]
Arta Shehu

Managing Partner

[email protected]
Marigona Sylaj

Cheif Operating Officer

[email protected]
Besarta Muhaxheri

Sales Director

[email protected]
Gzim Mehmeti

Lead Technical Officer

[email protected]

Bëhu pjesë e SEP!

Plotësoni formën për të aplikuar

Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172

Akademia jCoders ka për mision ndërtimin e gjeneratës së re të krijuesve, duke i ekspozuar të rinjt nga mosha 8 vjeçare ndaj teknologjisë informative dhe krijimit të teknologjisë.

jCoders është themeluar në korrik të vitit 2015, dhe filloj punën me fëmijët e parë në nëntor të të njëjtit vit, me ç’rast është institucioni i parë i akredituar nga AKK dhe MASHT i cili filloj të ndërtoj bazën e njohurisë teknologjike për të rinjt shqipëtar duke i hap dyert për fëmijët që nga mosha 8 vjeçare. Puna e akademisë është bazë të cilën të tjerët e përcjellin. Fokusi jonë është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të theksuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit.

Akademia jCoders ka këto objektiva:

Përgatitjen e gjeneratave të reja me njohuri në teknologjinë informative.

Zhvillimin e planprogrameve të reja të cilat do të ofrojnë diversitet në mësimin e teknologjisë.

Zgjerimin e akademisë jCoders edhe në qytetet tjera, për të krijuar mundësi të barabartë për të gjithë fëmijët kosovar.

Planprogrami i akademisë jCoders është i bazuar në projekte dhe në qasjen ‘Mëso duke punuar’, i cili lejon lulëzimin e potencialit të plotë të secilit fëmijë, duke nxitë kreativitetin, punën në grup, krijimin teknologjik dhe mbi të gjitha inovacionin. Qëllimi jonë është që nxënësit t’i transformojmë nga shfrytëzues të teknologjisë në krijues të saj, duke zhvilluar edhe më tej kreativitetin e tyre.

Për më shumë informata mbi planprogramin klikoni tek Programet.

Qëlimi jonë është që t’i aftësojmë fëmijët dhe të rinjt t’i sjellin idetë e tyre në jetë duke i zhvilluar shkathësitë thelbësore të shekullit 21.

Sukseset Tona

1.

Suksesi i nxënësve të jCoders ka sjellë shumë çmime: Njëri nga çmimet më eminente – tre nxënës tonë janë fitues të çmimit prestigjioz Albanian ICT Awards 2016.

2.

jCoders ka planprogram 3 vjeçar të ndarë në module, module këto të cilat mundësojnë eksperiencë praktike e cila garanton zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen e nxënësve tanë për profesionet e së nesërmes.

3.

Akademia jCoders është organizuese e garës më të madhe e njohur si Hackathon, me gjithsej 7 edicione – me më shumë se 300 pjesëmarrës për edicion.

4.

Akademia jCoders fitoi medaljen e artë në Londër, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, me produktin Labbox si zgjidhje inovative me karakter edukativo-teknologjik.

5.

Akademia jCoders është e certifikuar per Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) nga institucioni akreditues amerikan AdvancED.

6.

Akademia jCoders është funksionale në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Tiranë dhe tashmë edhe në Prizren dhe Pejë.

Për të pranuar informata mbi punën tonë dhe të nxënësve tonë, abonohuni ne listën e komunitetit.