fbpx

Plan programi veror në jCoders

Akademia jCoders si institucion edukativ për moshat nga 8 deri në 18 vjeç, ofron programe të ndryshme mësimore brenda fushës së teknologjisë me fokus në programim dhe robotikë. 

Gjatë periudhës verore nxënësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë dhe të mësojnë në programe të ndryshme, duke ndërtuar kështu një eksperiencë drejtë të ardhmes ku teknologjia është e pashmangshme. 

Të gjitha programet e ofurara nga jCoders janë të certifikuara nga AdvancED institucioni Amerikan, i cili ka akredituar mbi 40 mijë shkolla në mbarë botën.

Këto planprograme janë të krijuara dhe të përshtatura për moshat e ndryshme të nxënësve, gjë që siguron një eksperiencë të këndshme dhe proces modern të mësimnxënies. 

Trajnerët në jCoders vazhdimisht sigurohen që të ndjekin zhvillimet më të reja në mësimdhënie, sipas metodave të aplikuara edhe në shkollat tjera të akredituara nga AdvancED. 

Çka përfshihet në eksperiencë të programeve verore në jCoders? 

Nxënësit do të mbajnë aktivitete online me trajnerin dhe asistentin e grupit përmes platformës Zoom e cila për momentin është platforma më e përdorur për mësim online, ku qasja është shumë e lehtë për të gjithë nxënësit.

Të gjitha programet verore janë të shoqëruara me sfida ditore të cilat i largojnë nxënësit nga ekrani dhe ju japin një eksperiencë në shkencë, teknologji, ingjinieri dhe matematikë (STEM).

Duke i punuar këto sfida nxënësit marrin pikë të cilat iu aplikohen në planprogramin veror. Nxënësit të cilët mbledhin më së shumti pikë në planprogramet e ndryshme verore do të fitojnë bursa për të ndjekur programin e rregullt të jCoders në shtator.  

Gjatë verës ofrohen planprograme si vijon:

Për moshat 7-10:

Kodu Game Lab – program i cili ju mundëson nxënësve të krijojnë lojra kompjuterike dhe njëkohësisht të mësojnë logjikën elementare të programimit. Përveç kësaj gjatë këtij programi nxënësit sfidohen në të menduarit kritik, problem zgjidhje si dhe kreativitet, shkathtësi të cilat do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre edhe në shkollë.

Robotikë më Labbox – Labbox është krijuar për t’iu lehtësuar nxënësve mësimin e elektronikës dhe robotikës. Duke i ofruar komponentet e dizajnuara për ta, ju mundëson nxënësve të zhvillojnë shpirtin inovativ të një krijuesi të ri. Përmes programit Robotikë më Labbox nxënësit ndërtojnë projekte të ndryshme dhe kuptojnë logjikën prapa anës fizike të teknologjisë.   

Për moshat 11 -14

Mobile games me “Thunkable” -Përmes Thunkable nxënësve i’u ipet mundësia të krijojnë lojëra për telefona mobil. Ata fillojnë duke kuptuar mekanizmat, logjikën e kodit (programit) prapa tyre, dhe dizajnimin e lojës që në fund të jetë funksionale. Gjatë këtij moduli nxënësit fitojnë njohuri të mira se si të shkruajnë kod për të arritur rezultate në një program të caktuar.

 Mobile aplikacione me “Thunkable” – Nxënësit mësojnë dizajnimin dhe kodimin e një aplikacioni mobil, duke ndjekur kështu rrugën e zhvilluesve të aplikacioneve në vendet moderne të punës. Nxënësit mësojnë rregullat e programimit dhe krijojnë një aplikacion për Android dhe IOS.

Robotikë me Labbox – Labbox është krijuar për t’iu lehtësuar nxënësve mësimin e elektronikës dhe robotikës. Duke i ofruar komponentët e dizajnuara për ta, ju mundëson nxënësve të zhvillojnë shpirtin inovativ të një krijuesi të ri. Përmes programit Robotikë me Labbox nxënësit ndërtojnë projekte të ndryshme dhe kuptojnë logjikën prapa anës fizike të teknologjisë. 

Për moshat 15 – 18:

UI/UX Design: Ky modul është krijuar me qëllim që t’i ndihmoj nxënësit të marrin njohuritë bazike të dizajnimit të ndërfaqeve (Web – faqeve, Mobil aplikacioneve etj) duke i’u mësuar kështu praktika të mira të punës të cilat e bëjnë aplikacionin ose webfaqen të duket më profesionale.

HTML, CSS, Bootstrap (Project Based) – është një modul i cili bazohet në teknikën “zhvillo dhe mëso”, e cila është vërtetuar si një ndër mënyrat më efektive për mësimin thelbësorë të procesit të programimit për web aplikacione. Në fillim të modulit nxënësit do të njoftohen me një webfaqe dhe qëllimi i tyre pastaj është që të rikrijojnë atë duke mësuar logjikën e zhvillimit të webfaqeve gjatë procesit. 

Python (Data Science)- Gjatë këtij moduli nxënësit do të mësojnë gjuhën programuese Python dhe përdorimin e saj për vizualizimin dhe procesimin e të dhënave. Fusha e ‘data science’ është një fushë që ka marrë një hov në vitet e fundit dhe është bërë shumë e rëndësishmë në tregun e punës. 

JavaScript (Problem Based) – Gjatë këtij moduli nxënësit do të përdorin njohuritë e tyrë në HTML, CSS dhe Bootstrap për të krijuar një webfaqe si zgjidhje ose lehtësim i një problemi. Mësimi do të simulioj ambientin e punës ku secili anëtar i grupit do të ketë detyrat të cilat duhet t’i kryej në mënyrë që projekti të ketë sukses.