fbpx

Rreth jCoders

Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, kërkesa për të marrë njohuri në këtë fushë rritet vazhdimisht. Akademia jCoders është themeluar në vitin 2015 me misionin e edukimit të moshave të reja në teknologji, duke kontribuar keshtu në ndërtimin e një gjenerate të inovatorëve me mendësi pozitive.jCoders është institucioni i parë në ballkan që ka marrë vulën e cilësisë STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) nga agjencioni më i madh amerikan i akreditimit AdvancED tani i njohur si Cognia. Gjatë vitit 2020 shërbimet tona janë zgjeruar në mbajtjen e mësimit online dhe kemi krijuar 3 modele të cilat nxënesit mund ti ndjekin.

Rreth Teknologjive

Teknologjitë të cilat ligjerohen në jCoders janë të përshtatura për mosha të ndryshme të nxënësve.

Moshat 7 – 10

Fillojnë rrugëtimin e tyre duke mësuar veglat bazë për programim (shkrimi efektiv në tastierë, organizimi i files, shkarkimi i programeve etj)kjo ju lejon atyre të vazhdojnë mësimin e kodimit pa barriera teknike. Platforma e parë e kodimit me të cilën nxënësit mësojnë është Kodu. Nxenesit krijojne programe (lojra) duke kombinuar blloqe dhe figura dhe kjo njihet si programim vizual. Gjatë mesimit të programimit me kodu nxënësit sfidohen në të menduarit kritik, problem zgjidhje si dhe kreativitet.

Moshat 11-14

Fillojnë rrugëtimin e tyre duke mësuar veglat bazë për programim (shkrimi efektiv në tastierë, arkitektura e komjuterit, shkarkimi dhe instalimi i programeve etj) kjo ju lehtëson nxënëve mësimin e programimit dhe mundëson rezutate më të mira gjatë krijimit të programeve. Platforma e parë e kodimit me të cilën nxënesit vazhdojnë mësimin është Scratch, një ndër platformat më të përdorura në botë për të mësuar kodim për moshat e reja. Scratch bazohet në blloqe gjë që e lehtëson mësimin e logjikës së programimit pa u përballur me sintaksë të komplikua. Gjatë mesimit të programimit nxënësit sfidohen në të menduarit kritik, problem zgjidhje si dhe kreativitet.

Moshat 15+

Programi për këto mosha është dizajnuar me idenë që fillestarët, t’i kthej në persona të gatshëm për punë. Teknologjitë të cilat ata i mësojnë janë HTML, CSS, Bootstrap, JavaScript, UX/UI Dizajn, këto teknologji përdoren për zhvillimin e web faqeve. Web Developer është një ndër profesionet më të kërkuara në fushën e teknologjisë dhe ne sigurohemi qe nxënësit tanë të ken një baze të fortë ne këtë prfesion. Gjatë mesimit të programimit nxënësit sfidohen në pune ekipore, mendim kritik, problem zgjidhje si dhe komunikim.

Modelet e Mësimit Online

  • Modeli Individual

    1 Nxënës

    • 2 seanca në javë
    • 1 seancë zgjatë 75 minuta
    • Çmimi 120€ në muaj

  • Modeli Ekipor

    3 - 4 Nxënës

    • 2 seanca në javë
    • 1 seancë zgjatë 75 minuta
    • Çmimi 60€ në muaj

  • Modeli Klasik

    8-14 Nxënës

    • 2 seanca në javë
    • 1 seancë zgjatë 75 minuta
    • Çmimi 30€ në muaj

Metodologjia e punes

Në mënyrë që të sigurojmë eksperiencën më të mirë për nxënësit tanë, klasat e jCoders mbështeten ne disa principe:

  • Ambient i pa-anshëm – Secili nxënës ka natyrë të veqant dhe duhet të trajtohet në mënyrën më të përshtatshme për të

  • Pritje të larta – Nxënësit kane potencial pa fund, ne besojmë që ata mund të arrijnë shume, dhe sigurohemi t’ju tregojmë një gjë të tille vazhdimisht

  • Suporti i vazhdueshëm – Për të qëne të suksesshem gjithmonë nevojitet ndihmë nga të tjeret, trajneri është një personi i afarët për nxënësit dhe i mbëshet ata në rrugëtimin e tyre drejt suksesit

  • Mësimnxënie aktive – Kur nxënësit janë të përfshirë dhe aktivisht marrin pjesë në realizimin e aktivitetit, impakti në mësimnxënie amplifikohet dhe rezultati i punës tyre rritet.

Regjistrohuni në Akademinë jCoders

Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj






ParaditePasdite



Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172