Viti 1 - Programimi në Web (Frontend)

Shkenca Kompjuterike mund të jetë ajo që ju dëshironi që të jetë. Mund te ndertosh webfaqe, programe, video lojera, aplikacione mobile etj.

Viti i parë për grupmoshat 14-18 ka për qëllim t’i njoftoj nxënësit me bazat e programimit të web-it. Konceptet mësohen në bazë të aktiviteteve duke u sfiduar edhe me projekte reale, pra mëso duke punuar. Pas cdo koncepti secili nxënës do të jetë në gjendje që ato koncepte t’i përdor në projekte dhe detyra të ndryshme.

Viti akademik fillon duke mësuar konceptet bazike të web-it.

Më shumë për web, HTML, CSS:

HTML & CSS janë gjuhë të cilat janë në një pako dhe kanë lidhshmëri njëra me tjetrën. Secila nga këto gjuhë kanë funksionalitetin e tyre unik. Kjo pako përdoret për të krijuar webfaqe të ndryshme (me ndryshime në përmbajtje, dizajn dhe funksionalitet). Gjatë mësimit të gjuhës skriptuese HTML nxënësit do të mësojnë elementet bazë të cilat janë tejet të nevojshme për të krijuar strukturën e një webfaqe. Gjatë mësimit të CSS nxënësit do të mësojnë mënyrat e ndryshme për stilizimin e këtyre elementeve që janë përdorur në HTML. Kryesisht nxënësit do të jenë në gjendje të dizajnojnë një webfaqe në atë mënyrë që do të jetë e mundur që t’i qasemi nga paisje të ndryshme pa i humbur vlera dhe struktura e dizajnit.

Pas mesimit te HTML & CSS nxenesit vazhdojnë me gjuhën programuese Javascript.

Më shumë për Javascript:

Pas aktiviteteve me manipulim te kodit HTML & CSS përmes Javascript nxënësit vazhdojnë që të mësojnë konceptet themelore të Javascript.jatë mësimit të gjuhës programuese Javascript nxënësit njoftohen nga afër për mënyrat e ndryshme se si mund të manipulohen webfaqet e krijuara me herët me HTML dhe CSS. Në kuadër të Javascript ata do të mësojnë edhe se si të bëjnë webfaqet dinamike p.sh. ndryshimin i ngjyrave automatikisht, hapjën e faqeve të reja etj. Pas përfundimit të tyre do të jenë në gjendje të krijojnë mini web aplikacione të ndryshme të cilat mund t’iu ndihmojnë atyre por njëkohësisht mund të kontribojnë edhe tek rrethi i tyre shoqëror.

Më shumë për UI/UX:

Gjatë mësimit të UI/UX nxënësit njoftohen me dituritë elementare të cilat përdoren në industri dhe të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvilluesit e web-it. UI/UX teknologjia përdoret për të krijuar produkte të cilat mund t’i përputhen çdo përdoruesi. Pas çdo aktiviteti ata do të jenë në gjendje të mësojnë rregulla të ndryshme, standarde të eksperiencës së përdoruesve. Në fund nxënësit do të jenë në gjendje të krijojnë dizajne të ndryshme të webfaqeve sipas rregullave dhe të pergatisin fazën e parë për krijimin e një webfaqeje. Pas krijimit të dizajnit duke gërshetuar edhe diturite e HTML, CSS dhe Javascript ata do të jenë në gjendje të krijojnë një webfaqe e cila do të jetë e gatshme për plasim në treg.

Regjistrohuni ne Akademinë jCoders

Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj








Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172