Viti 2 - Programim në Web (Backend) dhe IoT

Kohezgjatja: 72 seanca (9 muaj)

Kohezgjatja e nje seance: 1 ore e 15 minuta

Viti i dytë në jCoders fokusohet në backend pra në atë se çfarë ndodh në prapavi të një faqe ose web aplikacioni. Pasi që nxënësit në këtë pikë veq se kanë zhvilluar pamjen e web faqeve të ndryshme dhe kanë programuar interaksionin me to, ata janë në gjendje të vazhdojnë të mësojnë për mënyrën se si funksionojnë servërt dhe databazat dhe si ti shfrytëzojnë ato për ndërtuar web aplikacione më të avancuara.

Viti fillon duke mësuar konceptet bazë për krijimin dhe organizimin e bazes së të dhënave duke përdorur MySql dhe Node.js .

Më shumë për Databaza:

Nxënësit do të dizajnonjë dhe krijojnë strukturën logjike të të dhënave duke përfshirë lidhjet dhe kufizimet brenda kësaj strukture, gjë e cila përcakton se si keto të dhëna mund të qasen, ruhen apo fshihen. Ata do të mësojnë organizimin tabelar të të dhënave si dhe lidhjet mes tabelave gjë e cila është shumë e kërkuar në botën e krijimit të softuerit. Për krijimin dhe manipulimin e bazës së të dhënave do të përdoret mySql (sistem për menagjimin e bazës së të dhënave) përmes së cilit kemi mundësi të krijojmë, ruajmë, lidhim, ndryshojmë apo fshijmë të dhëna. Pa backend nuk do të ishte e mundur të kemi çfardo llogari (account) online.

Më shumë për Internet Of Things:

Nxënësit do të mësojë të kontrollojnë paisjet elektroinike (mikrokontroller) me anë të Web-it, me c’rast njoftohen edhe me komponente elektronike më komplekse. Njohuritë e tyre të programimit do të mund ti kthejnë në projekte reale fizike si përshembull kontrollimi i dritave në shtëpi përmes telefonit mobil.

Regjistrohuni ne Akademinë jCoders

Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj








Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172