Planprogrami Online Moshat 8 - 13

7 module nga dy muaj (16 seanca) dhe 7 module nga nje muaj (8 seanca)

Nje seance zgjate 1h e 15min

Planprogrami i mësimit online është i organizuar në module të cilat ndahen në teknologji të ndryshme dhe vështirësi të ndryshme. Të gjitha modulet janë pjesë e një eksperience më të madhe e cila ju jep nxënësve njohuritë teknike, shkathtësitë e buta dhe vetëbesimin e nevojshëm për t’u bërë krijues i teknologjise!

 

Çfarë do të mësojnë nxënësit?

Modulet më poshtë zgjasin nga dy muaj (16 seanca nga 1 h e 15 min). Në module përfshihen teknologjitë kryesore që nxënësit do të ndjekin gjatë mësimit online dhe përmes tyre nxënësit do të kuptojnë kodimin, dhe do të zhvillojnë lojëra, aplikacione për telefona mobil dhe webfaqe.

 

1. Bazat e programimit me scratch (Fillestar)

2. Bazat e programimit me scratch (Avancuar)

 

Scratch është gjuha më e përdorur në botë për të mësuar kodim për moshat e reja, ajo bazohet në blloqe gjë që e lehtëson mësimin e logjikës së programimit pa u përballur me sintaksë të komplikuar të kodimit.

3. Zhvillimi i aplikacioneve mobile (Fillestar)

4. Zhvillimi i aplikacioneve mobile (Avancuar)

5. Zhvillimi lojërave për telefona mobil

Thunkable është platformë online, ku bëhet zhvillimi i aplikacioneve për telefona mobil, duke përdorur kodim përmes blloqeve. Aktivitetet zhvillohen duke krijuar projekte që përdoren në jetën reale, si për shembull “To Do App”, aplikacion që menaxhon kohën dhe angazhimet e një personi gjatë një intervali kohor.

6. Programim i web faqeve (Fillestar)

7. Programim i web faqeve  (Avancuara)

Për të krijuar webfaqe nxënësit mësojnë gjuhët HTML dhe CSS. HTML përmban elementet bazë të cilat janë të nevojshme për të krijuar strukturën e webfaqes. Ndersa CSS perdoret për stilizimin e elementeve te HTML.. Duke përdorur këto dy gjuhë nxënësit do të jenë në gjendje të krijojnë webfaqe me strukturë dhe dizajn të kompletuar siq i njohin në jetën e përditshme.

Modulet më poshtë janë module një mujore (8 seanca nga 1 h e 15 min) të cilat shërbejnë si vegla ndihmëse për nxënësit në mënyrë që projektet e tyre të bëhen sa më të kompletuara.

1. Dizajn me photoshop

Photoshop është një platformë e cila përdoret për të bërë manipulimin dhe krjimin e dizajneve të ndryshme. Ky modul është esencial, të njohin konceptet elementare të dizajnit në mënyrë që projektet e krijuara të kenë edhe pamjen adekuate.

2. Dizajnimi i aplikacioneve me figma

UX/UI (User experience / user interface ) nxënësit njoftohen me konceptet elementare të cilat përdoren në industri për zhvilluesit e web-it dhe aplikacioneve të tjera.

3. Research Skills

Research skills (shkathtësi hulumtuese) janë të domosdoshme për çdo programer, pasi që po jetojmë në kohën e informacionit, teknikat e duhura për të gjetur, klasifikuar, analizuar informacionin janë kyçe për suksesin e çdo individi.

4. Edukim në siguri në internet

Përmes sigurisë në internet, nxënësit mësohen të identifikojnë rreziqet që interneti mund t’i ketë. Gjithashtu kuptojnë si t’i trajtojnë ato.

5. 3D Dizajn 

Nxënësit do të mësojnë konceptet bazike të modelimit dhe dizajnimit 3D. Do të jenë në gjendje të krijojnë objekte të ndryshme duke kombinuar forma bazike.

6. Typing

Vegla kryesore e një programeri është tastiera, shkrimi efektiv në tastierë e bën më efektive punën.

7. Computer Basics

Gjatë këtij moduli  nxënësit do të mësojnë njohuritë bazike mbi përdorimin e kompjuterit, ruajtjen dhe organizimin e files dhe folders, instalimin e programeve dhe regjistrimin e account të nevojshme për zhvillimin e punës.

Regjistrohuni në Akademinë jCoders

Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj








Të dhënat tuaja janë të mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172