Viti 2 - Mobile & Internet of things

Kohezgjatja: 72 seanca (9 muaj)

Kohezgjatja e nje seance: 1 ore e 15 minuta

Vitit i dytë ka për qëllim ti përforcoj njohurit e fituara paraprakisht nga vitit i parë si dhe njoftimin me koncepte te reja te programimt dhe zhvillimit te aplikacioneve. Konceptet të cilat do të mësohen gjatë këtij viti zhvillohen duke krijuar lojra dhe aplikacione për telefon mobil duke përdorur platformat Stencyl dhe Thunkable.

Viti akademik fillon duke u njoftuar me platformen Stencyl.

Më shumë për Stencyl:

Stencyl është një program(software), që lejon nxënësit të krijojnë lojra 2D per kompjuter, paisje mobile dhe web. Stencyl është i përshtatshëm për moshat e reja dhe bazohet në blloqe, ku ju jep mundësi nxënësve të kuptojnë më lehtë programimin, dizajnimin dhe zhvillimin e lojrave.

Pas mësimit të Stecyl-it nxënësit vazhdojnë në fazën e dytë për zhvillimin e aplikacioneve, e cila bëhet përmes platformës Thunkable.

Më shumë për Thunkable:

Thunkable është platformë online, ku bëhet zhvillimi i aplikacioneve për telefona mobil, duke përdorur kodim permes blloqeve. Aktivitetet zhvillohen duke krijuar projekte që përdoren në jetën reale, si për shembull “To Do App”, aplikacion që menaxhon kohën dhe angazhimet e një personi gjatë një intervali kohor.

Përveq këtyre dy platformave nxënësit do të shfrytëzonjë njohuritë e marra nga pjesa e robotikes dhe do te zgjerohen ne kuptimin e kontrolloit të paisjeve elektroinike (mikrokontroller) me anë të web-it ose Telefonit, me c’rast njoftohen edhe me komponente elektronike më komplekse.
Në fund të dy fazave nxënesit përdorin njohuritë e fituara për të zhvilluar një projekt kompleks të cilin do ta mbrojnë para prindërve.

Regjistrohuni ne Akademinë jCoders

Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj








Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172