fbpx

Filmi është ‘gjuha’ e shekullit të 21, e me përkushtim të vazhdueshëm secili mund t’a ‘flas rrjedhshëm atë’. Gjatë trajnimit ‘FilmMaking’ pjesëmarrësit do ndjekin punëtori praktike, ku do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kapur imazhe të shkëlqyera, video dhe audio, dhe të jenë në gjendje të kombinojnë këto dy elemente së bashku për të treguar një ngjarje.

Rreth planprogramit Film Making

Trajnimi për të gjithë pjesëmarrësit është pa pagesë.
(Ju duhet vetëm të jeni të gatshëm për angazhim të plotë në trajnim, duke shfaqur dedikim të lartë në të mësuar dhe paraqitje të ideve.)

Numri i pjesëmarrësve: 75.

Mosha: 15+ vjeç.

Trajnimi do të zgjasë 8 muaj (qershor 2020 – shkurt 2021), me 128 seanca (orë).

Aplikimet janë të hapura nga 15 maj 2020 deri me 20 qershor 2020.

Cilat janë njohuritë teknike që do të fitojnë pjesëmarrësit?

Në plan-programin e përgatitur për editimin e videove do të përfshijmë të gjitha konceptet themelore për editim, përfshirë:

Përmbledhje për Adobe Premiere Pro

Fillimi i një projekti

Importimi dhe organizimi i videove dhe dosjeve tjera.

Hapësira punuese dhe veglat për editim bazë

Përshtatja e tranzicioneve

Editimi i zërit në Adobe Premiere Pro 

Efektet në Adobe Premiere Pro

Korigjimi i ngjyrave

Paraqitja e titujve

Eksportimi i projektit e shumë të tjera. 

Si është i organizuar trajnimi:

Faza 1: Ideimi (Design Thinking) (1 ditë)

Design Thinking është një ndër metodologjitë më të përdorura për zgjidhjen e problemeve, në çdo fushë biznesi. Punëtoria tërëditore e ‘Design Thinking’ do të jetë një seancë praktike, ku të gjithë pjesëmarrësit do të mbledhen për të identifikuar një sfidë ose problem të rinisë së vendit tonë, të cilën më pas do e përdorin si temë për videot e tyre. Design Thinking, na lehtëson trajtimin e problemeve të ndryshme, duke ardhur me ide kreative dhe të aplikueshme.

Faza 2: Trajnimi në teknologji (2 muaj)

Gjatë 2 muajve do të mbahet një trajnim intensiv per filmmaking, pjesëmarresit do fitojnë njohuri të plota rreth programit për editimin e videove- Adobe Premiere Pro. Adobe Premiere Pro është një ndër programet më të mira për editim të videove e cila lejon editime me mundësi te shumta, të cilat nuk limitojne kreativitetin tuaj. Adobe Premiere Pro përdoret nga profesionist në mbarë botën, për çdo lloj produksioni, nga videot për marketing dhe ato për muzikë, deri te dokumentar e filma artistik.

Pas 2 muajve trajnim, me gjithsej 32 seanca (orë) të mbajtura, ju do të jeni në gjendje të:

  • – Editoni video në mënyrë profesionale, duke filluar nga zeroja.
  • – Përdorni në mënyrë efikase të gjitha veglat e Adobe Premiere Pro. 
  • – Manipuloni me ngjyra dhe korrigjoni ato.
  • – Dizajnoni tituj profesional për videot tuaja. 
  • – Shtoni efekte në tituj dhe foto, që paraqitja vizuele të jetë më interesante, e shumë më teper!

Faza 3: Implementimi i projekteve dhe trajnimi i personalizuar për projektet e zgjedhura (6 muaj)

Faza e implementimit është e ndarë në 96 seanca (orë) në të cilat përfshihet puna praktike në projekte të zgjedhura dhe trajnimi i personalizuar në editim të videove.

Moto e projektit ku trajnimi FilmMaking bënë pjesë është “Report facts, not rumours”  (Shpërndaj fakte, jo thashetheme) dhe faza e implementimit është kyqe për pjesëmarrësit, ku ata do të punojnë në paraqitjen e ideve përmes videove. Pjesëmarrësit do bashkojnë të gjitha njohuritë e fituara paraprakisht në trajnimin 2 mujor me video-materialet të cilat do t’i mbledhin gjatë kësaj faze për të krijuar video-projektet e tyre.

Faza 4: Publikimi (Nata finale) (1 ditë)

Nata finale është një ngjarje gjatë të cilës videot e krijuara do të shfaqen para një audience të gjerë. Pas natës finale të gjitha videot do të publikohen edhe në web-faqen KallxoRinia.

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim

 Të gjithë ata që nuk kanë njohuri paraprake në editim dhe dëshirojnë të mësojnë si të editojnë video.

Personat që kanë përdorur vegla për video editim si iMovie, Vegas Pro, Movie Maker etj, mirëpo dëshirojnë të mësojnë Premiere Pro si program më profesional.

Për përdoruesit fillestarë të Premiere Pro, që iu nevojitet ndihmë në përdorim efektive te veglave.

“Content creators” që duan të rrisin portfolion e tyre me video.

Gazetarë e profesionist të medias.

Për të gjithë personat mbi moshën 15 vjeçare.

*Për shkak të situatës së krijuar me COVID - 19 ne po adresojmë mundësinë e mbajtjes së trajnimit online

Trajnimi ‘Film Making’ është pjesë e projektit “Solidifying the Resilience of Kosovo’s Current and Future Journalists”. Projekti synon të rivendosë besimin në media dhe të mirëmbajë transmetimet e lajmeve që ofrojnë raportime objektive, të kontrolluara me fakte dhe raportim profesional duke bashkuar një komunitet më të gjerë të gazetarëve dhe profesionistëve të mediave, mediave, shoqërisë civile, talentin e ri të mediave dhe publikun në përgjithësi me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit, njohjes dhe përkrahjes e gazetarisë profesionale si mjet përforcues të një demokracie të qëndrueshme në Kosovë..

Ky aktivitet është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e Akademisë jCoders dhe BIRN, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.