fbpx

EDUKON KRIJUESIT E ARDHSHËM TË TEKNOLOGJISË!

Programet e verës për moshat 11-13:

Programet e verës për moshat 11 deri në 13 vjeç janë krijuar për të i’u mundësuar nxënësve të eksplorojnë aspekte të ndryshme të teknologjisë dhe të krijojnë projekte sfiduese me të.

Të gjitha programet do të mbahen në dy periudha:

  • 12 Korrik – 30 Korrik

  • 2 Gusht – 20 Gusht

  • Kampi i eksplorimit të teknologjisë

    (në klasë)

    • 12 seanca
    • 4 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 60€

Koha më e mirë për të eksploruar është vera!

Eksperienca e të krijuarit të një projekti (produkti) deri te promovimi i tij prekë shumë shkathtësi në fushën e teknologjisë dhe është proces i cili e sfidon të menduarit kritik. Gjatë këtij kampi nxënësit kalojnë në të gjitha fazat, nga ideimi e deri te finalizimi i projekteve të tyre. Keshtu zhvillojnë shkathtësi teknike dhe arsyetim logjik.


Temat të cilat do të zhvillohen janë:

3D dizajn dhe modelim

Konstruktim dhe ndërtim

Funsionalizim i projektit me elektronikë

Dizajnim i materialeve promovuese për projekt

 

  • Kampi i eksplorimit të teknologjisë

    (online)

    • 12 seanca
    • 4 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 45€

Në këtë program kemi përgatitur një eksperiencë me plot aktivitete të ndryshme të cilat lënë fëmijët për të dëshiruar më shumë nga teknologjia, por këtë rradhë, si krijues të saj!
Ata do të njoftohen me lloje të ndryshme të teknologjisë duke krijuar projekte unike me secilën prej tyre.


Cfarë do të zhvillojmë:

Krijimi i strukturës së web faqeve

Kodimi i aplikacioneve mobile

Programim i lojërave kompjuterike

 

  • Kampi i shkencës

    (klasë dhe online)

    • 9 seanca
    • 3 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 45€ në klasë / 35€ online

Në këtë kamp, pjesëmarrësit do të ‘veshin’ mantelin e shkencëtarit. Përmes lojërave dhe eksperimenteve do shndërrohen në fizikant e kimist të pasionuar pas zgjidhjes së problemeve.
Nxënësit do të marrin përvojë praktike në koncepte të ndryshme të shkencës.

Gjatë këtij programi shkencor, nxënësit do të:

Implementojnë eksperimente me qëllim që të kuptojnë dukuri dhe reaksione natyrore

Kuptojnë metodën shkencore të nxjerrjes së përfundimeve (rezultateve) në bazë të eksperimentimit

Mësojnë për origjinën e zbullimeve të rëndësishme shkencore

  • Elektronikë me Labbox

    (në klasë)

    • 12 seanca
    • 4 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 60€

Labbox për pjesëmarrësit bashkon krijimtarinë, mësimin, projektet si dhe eksplorimin e pafund.
Gjatë këtij programi nxënësit do të mahniten me çdo lidhje qarku në projekte tërësisht unike, diçka që rrit kuriozitetin te ta. Qëllimi kryesor i çdo seance është të marrim aftësitë e nevojshme për të krijuar me elektronikë.

Në përfundimin e këtij moduli, nxënësit do të arrijnë të:

Kuptojnë konceptet themelore të elektronikës

Të identifikojnë blloqet dhe funksionalitetin e tyre

Mësojnë si të kombinojnë blloqet elektronike për të krijuar projekte reale

Programet të cilat mund ti kombinoni:

Për një eksperiencë më zbavitëse këtë verë ju sugjerojmë të bëni kombinimin e programeve të ndryshme. Për çdo kombinim ju do të merrni zbritje si dhe fëmija bëhet pjesë e aktiviteteve shtesë që stimulojnë problem-zgjidhjen dhe kreativitetin.

  • Kampi i eksplorimit të teknologjisë & Kampi i shkencës

    • 21 seanca nga 75 minuta
    • Çmimi 90€ në klasë / 65€ online

  • Kampi i eksplorimit të teknologjisë & Kampi i shkencës & Elektronikë me Labbox

    • 33 seanca nga 75 minuta
    • Çmimi 130€ (në klasë)

    Regjistrohuni në Akademinë jCoders

    Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj







    Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172