fbpx

Planprogrami i Verës i merr nxenësit në një rrugëtim të dijës ku do të mund të mësojnë programim ose robotikë duke e ndjekur një planprogram interaktiv me sfida dhe lojëra të cilat duke u kombinuar me njëra tjetrën krijojnë një eksperiencë të rrjedhshme edukative dhe argëtuese për nxënësin.

Programet e verës për moshat 11-14:

Planprogrami për moshat 11 – 14 është krijuar specifikisht për këto mosha ashtu që nxënësit të motivohen për të krijuar me teknologji dhe të mësojnë koncepte sfiduese. Programim do të mësojnë përmes platformës Thunkable e cila është e bazuar në blloqe dhe mundëson krijimin e aplikacioneve dhe lojërave për telefona mobil, ndërsa robotikë do të mësojnë përmes Labbox, ku secili pjesëmarrës në këtë program merr edhe kit-in me komponentet elektronike të Labbox me të cilat do të ndërtojnë projekte  në shtëpi.

Të gjitha programet do të mbahen në dy periudha:

  • 6 korrik – 31 korrik

  • 3 gusht – 28 gusht

  • Mobile games

    me “Thunkable”

    • 8 seanca në një muaj
    • 2 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 30€

Vera dhe loja është kombinimi më i preferuar i fëmijëve, duke i kombinuar këto të dyja me teknologjinë Thunkable ne kemi krijuar një modul të shkurtër i cili synon t’iu jep nxënësve mundësinë e krijuesit të lojërave për telefona mobil. Duke u njoftuar me platformën Thunkable, nxënësit do të mësojnë për dizajnimin e lojës dhe programimin e saj që në fund të jetë funksionale.
Çdo orë do të sjellë komponente të reja, e pas vetëm 8 orëve, loja jonë do të jetë e gatshme për t’u luajtur në telefon.
Në përfundim të modulit nxënësit do të fitojnë aftësi në:

Zhvillim të lojërave mobile (dizajnimi, mekanizmat, testimi)

Programim dhe të menduarit logjik.

Zgjidhje të problemeve, duke identifikuar dhe testuar opsione të ndryshme.

 

  • Mobile aplikacione

    me "Thunkable"

    • 16 seanca në një muaj
    • 4 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 60€

 

Ky modul ka për qëllim që nxënësit të mësojnë dizajnin dhe kodimin duke zhvilluar një aplikacion mobile nga fillimi deri në fund. Nxënësit do të njoftohen me platformën Thunkable dhe do të mësojnë:

Dizajnimin e aplikacioneve mobile

Kombinimin e ngjyrave, madhësisë, formës së komponenteve në mënyrë që aplikacioni të jetë sa më atraktiv

Konceptet themelore të kodimit

Ndërtimin dhe kodimin e aplikacionit mobile

 

Në përfundim të modulit nxënësit do të arrijnë të:

Të mësojnë bazat e ndërtimit të aplikacioneve mobile.

Të fitojnë rrjedhshmëri në procesin e të menduarit të projektimit (ideimi, planifikimi, dizanjimi, krijimi, testimi)

Të dizajnojnë veçori të ndryshme të komponenteve, duke përfshirë ngjyrën, fontin, formën.

Të ndërtojnë aplikacionet mobile funksionale.

  • Robotikë

    me Labbox

    • 12 seanca në një muaj
    • 3 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 80€

 

Gjatë këtij moduli nxënësit do të njoftohen me blloqet elektronike të Labbox me të cilat do të ndërtojnë projekte fizike.
Gjatë punës me blloqet elektronike, ata do të mësojnë për koncepte të elektronikës, siç është: qarku i mbyllur, qarku serik dhe paralel, ligji i Ohmit si dhe ndërtimi i qarqeve funksionale të cilat përdoren në projekte të ndryshme të botës reale.

Projektet të cilat do t’i zhvillojnë

Lanterna

Wire maze

Spin art machine

Remote controlled car

 

Komponentet të cilat do t’i marrin bashkë me trajnimin:

  • 1 Led

  • 1 Buzzer

  • 1 Usb

  • 1 Dc Motor

  • 2 Push button

  • 1 Fan Motor

  • 2 Connector Stripes

  • 1 Potentiometer

  • 6 tela magnetik

 

Në përfundimin e këtij moduli, nxënësit do të arrijnë të:

Kuptojnë konceptet themelore të elektronikës.

Të identifikojnë blloqet dhe funksionalitetin e tyre.

Mësojnë si të kombinojnë blloqet elektronike për të krijuar projekte reale.

Fitojnë vetëbesimin e një eksperimentuesi dhe krijuesi.

Programet të cilat mund ti kombinoni:

  • Mobile games & Mobile aplikacione

    Çmimi: 79 €

    Njëri program fokusohet në krijimin e lojerave, tjetri në krijimin e aplikacioneve. Nësë kombinohen fitohet një eksperiencë më e gjerë e programimit për telefona mobil. 

  • Mobile games & Robotikë me Labbox

    Çmimi: 99 €

    Me kombinimin e këtyre programeve nxënësit mund të fitojnë eksperiencë edhe në programim edhe në krijimin e projekteve robotike duke kuptuar kështu edhe anën fizike të teknologjisë.

  • Mobile aplikacione & Robotikë me Labbox

    Çmimi: 128 €

    Me kombinimin e këtyre programeve nxënësit mund të fitojnë eksperiencë në programim duke kriju një aplikacion më kompleks për telefona mobil edhe ne pjesën e robotikës mund të realizojnë projekte reale duke kuptuar kështu edhe anën fizike të teknologjisë.

Regjistrohuni në Akademinë jCoders

Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj






KorrikGusht



Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172