fbpx

HAPAT E PARË DREJTË NJË KARRIERE NË TEKNOLOGJI!

Programet e verës për moshat 14+

Për këto mosha do të jetë një eksperiencë sfiduese duke i qëndruar afër industrisë së zhvillimit të softuereve dhe elektronikës. Gjatë kësaj vere nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin programet online dhe në klasë.

Këto programe do të përfshijnë punë praktike dhe do të ju japin nxënësve mundësinë të zhvillojnë projekte reale.

Të gjitha programet do të mbahen në dy periudha:

  • 12 korrik – 30 korrik

  • 2 gusht – 20 gusht

Data Science - Python

  • Data Science - Python

    (në klasë dhe online)

    • 12 seanca
    • 4 herë në javë nga 90 minuta
    • Çmimi 75€ në klasë / 55€ online

Gjatë këtij moduli nxënësit do të mësojnë për konceptet bazike të gjuhës programuese Python dhe përdorimin e kësaj gjuhe për vizualizimin e të dhënave. Në fund pritet që nxënësit të përdorin konceptet e Python për të zgjidhur probleme në mënyrë logjike. Gjithashtu, të përdorin libraritë Pandas dhe Matplotlib të cilat mundësojnë filtrimin dhe vizualizimin e të dhënave përmes paraqitjes grafike.  

App & Web Design

  • App & Web Design

    (në klasë dhe online)

    • 9 seanca
    • 3 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 45€ në klasë / 35€ online

Trendi i zhvillimeve të aplikacioneve dhe web-aplikacioneve sa shkon e rritet. Faktor kryesorë në industri është pjesa e dizajnit dhe eksperiencës që aplikacionet ofrojnë në mënyrë vizuale për përdoruesin. Gjatë këtij moduli nxënësit aftësohen në disa rregulla bazë të UI/UX dizajnit dhe krijimit të prototipeve. Në fund të modulit nxënësit do të jenë në gjendje të dizajnojnë aplikacione dhe krijojnë prototipe interaktive. Ky modul do të ketë për bazë platformën “Framer” e cila përdoret për krijimin e prototipeve të ndryshme. 

Create with Arduino

  • Create with Arduino

    (në klasë)

    • 9 seanca
    • 3 herë në javë nga 90 minuta
    • Çmimi 55

Gjatë këtij programi nxënësit do të mësojnë për dy platforma, Processing dhe Arduino. Aktivitetet e programit mundësojnë që nxënësit të ndërtojnë aplikacione të cilat kontrollojnë pajisje elektronike, kjo do të thotë që gjatë këtij moduli nxënësit do të krijojnë projekte me elektronikë, dhe më pas ata zhvillojnë aplikacionin i cili i komandon këto projekte. Ky program vijohet vetëm në klasa, pasi që programi është i bazuar në elektronikë dhe nevojiten pajisjet të cilat janë në klasat e jCoders.

Programet të cilat mund ti kombinoni:

  • Data Science & Python + App & Web Design

    • 21 seanca 
    • 12 seanca nga 90 minuta & 9 seanca nga 75 minuta
    • Çmimi 90€ në klasë / 65€ online

  • Data Science & Python + App & Web Design + Create with Arduino

    • 30 seanca 
    • 21 seanca nga 90 minuta & 9 seanca nga 75 minuta
    • Çmimi 130€ (në klasë)

    Regjistrohuni në Akademinë jCoders

    Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj







    Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172