Programet e verës për moshat 15-18:
Për të rriturit kemi pregaditur një eksperiencë sfiduese duke i qëndruar gjithmonë afër industrisë së zhvillimit të softuereve.
Gjatë programit të verës të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë rrugëtimin në botën e programimit mund ti marrin hapat e parë në programet HTML, CSS, Bootstrap (Project Based) dhe (Python Data Science).
Për nxënësit me eksperiencë mund ta sfidojnë veten me programin Problem Based (JavaScript).
Ndërsa për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë të dizajnojnë aplikacione dhe web faqe do të mbahet programi UX / UI Design.
Nxënësit kanë mundesinë të ndjekin një program ose të kmbinojnë programe të ndryshme për të fituar më shumë njohuri dhe eksperiencë në programim dhe krijim me teknologji.
Programet “HTML, CSS, Bootstrap”, “UX / UI Design” dhe “JavaScript” do të mbahen në datat:
-
6 korrik – 31 korrik
-
3 gusht – 28 gusht
Ndërsa programi “Python” do të zgjas 2 muaj dhe do të mbahet në datat:
-
6 korrik – 28 gusht