fbpx

Planprogrami i Verës i merr nxenësit në një rrugëtim të dijës ku do të mund të mësojnë programim ose robotikë duke e ndjekur një planprogram interaktiv me sfida dhe lojëra të cilat duke u kombinuar me njëra tjetrën krijojnë një eksperiencë të rrjedhshme edukative dhe argëtuese për nxënësin.

Programet e verës për moshat 8-10:

Planprogrami për moshat 8 – 10 është krijuar specifikisht për këto mosha, ashtu që nxënësit të motivohen për të kuptuar më mirë botën e teknologjisë dhe të mësojnë koncepte të ndryshme me të cilat mund të krijonë dhe të zbaviten gjatë verës.

Të gjitha programet do të mbahen në dy periudha:

  • 6 korrik – 31 korrik

  • 3 gusht – 28 gusht

  • Kodu Game Lab

    Programi i rregullt

    • 8 seanca në një muaj
    • 2 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 30€

Kodu është një platformë e cila është dizajnuar për moshat më të reja. Qëllimi është që nxënësit të kuptojnë logjikën e krijimit të programeve pa përdorë sintaksë komplekse. Gjatë këtij moduli nxënësit do të njoftohen me gjuhën Kodu, ku do të ballafaqohen me:

Ndërtimin e një mjedisi në të cilin veprojnë personazhet

Zgjedhjen e personazheve dhe ikonave të nevojshme për të krijuar një lojë kuptimplotë,

Programimi i personazheve ashtu që të sillen dhe të reagojnë në mënyra të caktuara.

 

Në përfundimin e këtij moduli, nxënësit do jenë në gjendje të:

Zhvillojnë të menduarit algoritëm

Zbulojnë aftësi krijuese dhe imagjinare

Provojnë vetveten në një punë ekipore

Mësojnë bazat e programimit me Kodu

  • Kodu Game Labb

    Programi avancuar

    • 16 seanca në një muaj
    • 4 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 60€

 

Gjatë këtij moduli nxënësit do të njoftohen me gjuhën Kodu, ku do të ballafaqohen me:

Ndërtimin e një mjedisi në të cilin veprojnë personazhet.

Zgjedhjen e një personazhi (apo personazheve) dhe ikonave për programim, që ai të sillet dhe të reagojë në mënyra të caktuara.

Krijimin e një mjedisi me objekte me të cilat personazhet bashkëveprojnë ose jo.

Krijimin e rregullave dhe reagimeve që lejojnë që personazhet të funksionojnë në mjedis.

 

Në përfundimin e këtij moduli, nxënësit do të arrijnë të:

Kuptojnë konceptet themelore të programimit.

Mësojnë mënyrën e programimit të Kodu, duke programuar potencialisht, kodim për një qëllim apo problem specifik.

Navigojnë mjedisin Kodu duke përdorur tastierën dhe miun.

Fitojnë rrjedhshmëri në logjikën e krijimit të programeve.

  • Robotikë

    me Labbox

    • 12 seanca në një muaj
    • 3 herë në javë nga 75 minuta
    • Çmimi 80€

 

Gjatë këtij moduli nxënësit do të njoftohen me blloqet elektronike të Labbox me të cilat do të ndërtojnë projekte fizike.
Gjatë punës me blloqet elektronike, ata do të mësojnë për koncepte të elektronikës, siç është: qarku i mbyllur, qarku serik dhe paralel, ligji i Ohmit si dhe ndërtimi i qarqeve funksionale të cilat përdoren në projekte të ndryshme të botës reale.

Projektet të cilat do t’i zhvillojnë

Lanterna

Wire maze

Spin art machine

Remote controlled car

 

Komponentet të cilat do t’i marrin bashkë me trajnimin:

  • 1 Led

  • 1 Buzzer

  • 1 Usb

  • 1 Dc Motor

  • 2 Push button

  • 1 Fan Motor

  • 2 Connector Stripes

  • 1 Potentiometer

  • 6 tela magnetik

 

Në përfundimin e këtij moduli, nxënësit do të arrijnë të:

Kuptojnë konceptet themelore të elektronikës.

Të identifikojnë blloqet dhe funksionalitetin e tyre.

Mësojnë si të kombinojnë blloqet elektronike për të krijuar projekte reale.

Fitojnë vetëbesimin e një eksperimentuesi dhe krijuesi.

Programet të cilat mund ti kombinoni:

  • Kodu Game Lab - Programi i rregullt & Robotikë me Labox

    Çmimi: 99 €

    Përmes kombinimit të këtyre programeve nxënësit do të fitojnë të kuptuarit e botës së teknologjisë më mirë, përmes kodu do të zhvillojnë lojëra kompjuterike dhe përmes Labbox do të ndërtojnë projekte reale duke kombinuar copëzat elektronike. 

  • Kodu Game Lab - Program i avancuar & Robotikë me Labbox

    Çmimi: 128 €

    Përmes kombinimit të këtyre programeve nxënësit do të fitojnë të kuptuarit e botës së teknologjisë më mirë, përmes kodu do të zhvillojnë lojëra kompjuterike duke perdorur koncepte themelore te programimit dhe përmes Labbox do të ndërtojnë projekte reale duke kombinuar copëzat elektronike. 

     

Regjistrohuni në Akademinë jCoders

Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj






KorrikGusht



Të dhënat tuaja janë të mbrojtura sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172