Regjistrohu

Për t'a regjistruar fëmijën tuaj në Akademinë jCoders, ju lutem plotësoni formën e më poshtme me të dhënat për fëmijën tuaj. Ju faleminderit që keni zgjedh jCoders!

Regjistrohuni në Akademinë jCoders

Plotësoni formën për t'a regjistruar fëmijën tuaj








Të dhënat tuaja janë të mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172

Çka mësohet në Akademinë jCoders?

Akademia jCoders ka për qëllim t’i aftësojë nxënësit ashtu që të jenë të aftë të krijojnë në botën e teknologjisë informative.

Gjeneratat e reja të ditës së sotme janë ngushtë të lidhur me përdorimin e pajisjeve teknologjike, dhe si të tillë ata çdo ditë e më shumë po bëhen të varur, mirëpo edhe të largët në aspektin e njohjes në thelb të krijimeve teknologjike. Në jCoders punohet shumë të ndërtojmë kulturën e inovacionit dhe të nxisim kreativitetin, në klasë të cilat lejojnë liri si dhe lulëzim të potencialit.

Akademia jCoders punon shumë në hulumtimin e metodave më efektive të mësimdhënies ashtu që të nxënit e mësimit brenda orëve të jetë sa më efektiv. Ky proces është ciklik dhe vazhdimisht punohet për përmirësim të tij.

Trajnimet të cilat ofrohen janë të dedikuara për moshat 8-14 dhe 15-18 vjeçare.

Ne besojmë që aftësimi i fëmijëve nga moshat e hershme në teknologji informative i’u hap shumë dyer në të ardhmen.

Për të dy grupmoshat, trajnimet në modulet tona më të avancuara bëhen sipas suksesit dhe parapëlqimeve të nxënësve.

Struktura Mësimore

Secili grup në jCoders përmban më së shumti 15 fëmijë. Në orë, gjatë gjithë kohës janë nga dy trajnerë, duke respektuar ration 8:1 (për çdo 8 nxënës nga 1 trajner).

Certifikimi – Pas përfundimit të suksesshëm të moduleve, nxënësit certifikohen nga Akademia jCoders dhe Ministria e Arsimit me titullin Junior Coder. Gjithashtu certifikimi i marrur nga akademia jCoders vlen ndërkombëtarisht, pasi që jCoders qëndron si institucion “STEM certified” nga trupa akredituese amerikane AdvancED

Çmimi 40 euro në muaj.

Mësimi mbahet në hapësira kreative të pajisura me laptop individual për secilin fëmijë, ku do të zhvillojnë punën e tyre gjatë orëve mësimore.

Organizohen ngjarje të ndryshme që janë pjesë e rregullt e trajnimeve të jCoders si: Hackathon, vizita edukative në bizneset e ICK (Innovation Center of Kosovo), dhe certifikimi i fëmijëve pas secilit modul.

Planprogrami i përdorur në trajnimet që mbahen në jCoders është material i adaptuar nga Creative Computing dhe Scratch, të dizajnuara nga MIT Media Lab dhe Harvard Graduate School of Education. Planprogrami për modulet Robo dhe Mobile është i adaptuar nga Arduino dhe AppInventor

Të gjitha planprogramet e përdorura në akademinë jCoders janë të mbrojtura nën licencën CREATIVE COMMONS ATTRIBUTION-SHAREALIKE 4.0 INTERNATIONAL LICENSE , si dhe të gjitha materialet e ndara te nxënësit trashëgojnë të njëjtën licensë. Programim për fëmijë. Regjistrohu Tani!