Si funksionon SEP?
Qëllimi i SEP është përgatitja e pjesëmarrësve për tregun e punës, duke iu dhënë njohuritë teknike dhe eksperiencën e kërkur nga punëdhënësit.
Pra, ky program e simulon një ambient të punës së kontrolluar.
Gjatë programit të SEP nxënësit do të marrin pjesë në zhvillimin e projekteve reale teknologjike të marra nga arkiva e kompanive të zhvillimit të softuerëve. Këto projekte kanë afatin strikt kur duhet të përfundohen dhe kërkesat e klientit në të cilat nxënësit duhet të përmbahen. Për të zhvilluar projektet sipas kushteve të kërkuara do të përdoret metodologjia e punës Agile (SCRUM), pjesëmarrësit do të ndjekin trajnimin, do të mbajnë takimet me ekipin dhe do të punojnë në mënyrë të pavarur dhe në grup.