fbpx

2. Si të bëjmë një sprite të levizë

Në artikullin paraprak kemi spjeguar platformën e scratch dhe kemi shkruar rreshtin e parë me kodod nëse nuk e keni ndjekur ky link ju drejton tek artikulli i parë.

Ekrani i Scratchit

Për të kuptuar më mirë se si mund ta bëjme një sprite të levizë, ne duhet se pari të kuptojme ekranin në të cilin do të ndodh lëvizja.

Pra ekrani i Scratchit është pjesa ku ne e shohim lojën tonë. Ky ekran shtrihet në dy boshte: boshti Y i cili shtrihet vertikalisht (lart, poshtë) dhe boshti X i cili shtrihet horizontalisht (majtas, djathtas). Në mes (qendër) të ekranit ku këto dy boshte priten vlera e x është 0 si dhe vlera e y është 0.

Boshti X në anën e djathë të ekranit merr vlera pozitive nga 0 deri në 240, ndërsa në anën e majtë merr vlera negative nga 0 deri në -240.

Boshti Y në pjesën lart merr vlera pozitive nga 0 deri në 180, ndërsa në pjesën poshtë merr vlera negative nga 0 deri në -180.

Për të bërë një sprite të lëvizë ne do t’ia ndrrojmë pozitën në ekran duke e ndryshuar X nëse dëshirojmë të lëvizim djathtas-majtas,Dhe duke ndryshuar Y nëse dëshirojmë ta bëjmë të lëvizë posht-lartë.

Lëvizja e sprite

Sprite të zgjedhur nga ju do ta bëni të levizë në katër anët e ekranit. Lëvizjen e sprite e kontrollojmë me taste të tastierës përmes komandës “When space key pressed” e cila gjendet në kategorinë “Events”. 

Kodi aktivizohet pasi të shtypet tasti space në tastierë. Trekëndëshi i cili gjendet në komandë tek fjala “space” tregon se ka listë, në këtë listë gjenden tastet e tastierës të cilat mund t’i zgjedhim për të kontrolluar lëvizjen e sprite-it.

Kurse shpejtësinë e lëvizjes së sprite i’a caktojmë përmes komandave: “change y by 10” dhe “change x by 10” varësisht se a dëshirojmë që sprite të lëviz lart-poshtë apo majtas-djathtas. Për të bërë spirte të lëvizë lart përdorim komandën “change y by 10” . Për shkak se boshti Y në pjesën e poshtme të ekranit është negativ, atëherë për të bërë sprite të lëvizë poshtë përdorim “change y by – 10”. Për të levizë sprite djathtas përdorim komandën “change x by 10”, por për të lëviz majtas meqenëse boshti X anën e majtë është negativ përdorim “ change x by – 10”.

Më poshtë është paraqitur kodi për lëvizjen e sprite në katër anët e ekranit.

Provoni edhe ju të bëni një spirte të lëvizë në katër anët, shiqoni se çfarë ndodhë nëse në vend të 10 e shënoni vlerën 5 si do ta afektojë kjo lëvizjen e sprite.

Punën që keni bërë me fëmijët tuaj ndani me neve duke na bërë tag në facebook apo instagram.

Nga: Fitore Behrami