fbpx

Si të krijoni një mjedis mësimi për fëmijën tuaj gjatë COVID-19?

Gjatë kohës që COVID-19 vazhdon të përhapet, shumë institucione edukative do të vazhdojnë të mbështesin klasat online. Ne jemi mirënjohës që ekzistojnë klasa virtuale në dispozicion për të ndihmuar komunitetin e gjerë edukativ që të ruaj vazhdimësinë e mësimit gjatë kësaj kohe sfiduese për të gjithë ne.

Ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa këshilla se si të krijoni hapësirën e punës së fëmijës tuaj që do të ndihmojë atë të qëndrojë produktiv.

Të mësuarit online kërkon vendosmëri. Një pikë e mirë fillestare është krijimi i një ambienti të këndshëm për të mësuar. Këtu janë disa rekomandime që mund t’iu ndihmojnë.

1. Krijoni hapësirë të dedikuar ​​dhe sigurohuni që hapësira të mos ketë shpërqendrime

Gjëja e parë që ne e nënvlerësojmë është ndikimi që ka ambienti ynë mbi ne. Ekzistojnë shumë studime që implikojnë se produktiviteti ynë lidhet shumë ngushtë me komoditetin e ambientin në të cilin funksionojmë. Në këtë kohë, ku i gjithë edukimi i nxënësve po kalon online, është jetike për ju, si prindër, të krijoni një ambient produktiv për ta.

Këshillat tona janë si më poshtë:

1.1 Krijoni një “klasë” brenda shtëpisë tuaj, një dhomë pa shpërqendrime në të cilën fëmijët tuaj mund të hyjnë për të marrë mësimin e tyre online.

Është e rëndësishme që nxënësit të kenë një ambient të qetë (sa më të qetë në një mjedis shtëpiak) ku ata nuk kanë asgjë që tërheq vëmendjen e tyre. Nëse nuk mund të ofroni një dhomë për fëmijët tuaj, të paktën siguroni një tavolinë të dedikuar dhe orientimin e tavolinës caktojeni ashtu që çka shohin fëmijët nga pozicioni i ulur të mos ketë aktivitete që mund t’i shpërqëndrojnë ata. Mos harroni, detajet kanë rëndësi!

Sigurohuni që keni mjaftueshëm hapësirë ​​për laptopin apo kompjuterin të cilin po e përdorni për të mësuar dhe një hapësirë për fletore për të marrë shënime. Pastroni zonën tuaj të punës nga rrëmujat dhe shpërqendrimet. Nëse fëmija juaj nuk ka nevojë për telefonin e tij/saj për mësimet online, atëherë largojani atë.

Mos harroni, nxënësit po kalojnë një fazë tranzicioni, dhe kjo do të kërkojë vendosmëri dhe disiplinë nga të gjithë.

1.2 Vendosni një tavolinë me një kompjuter dhe qasje në internet

Nxënësit do të duhet të veçojnë ambientin e tyre të punës nga pjesa tjetër e aktiviteteve të tyre. Lini një kompjuter në tavolinën e punës dhe sigurohuni që fëmija juaj të ketë qasje në internet në çdo kohë.

1.3 Siguroni kufje të mira për fëmijën tuaj

Meqenëse nxënësit pjesën më të madhe të mësimit të tyre do e marrin përmes një ambienti virtual, është e rëndësishme të mos limitohen nga teknikalitetet e tilla. 

2. Vendosni rregulla me anëtarët e familjes tuaj

Vendosni rregulla me njerëzit e tjerë në shtëpinë tuaj kur fëmijët tuaj po mësojnë. Nëse keni fëmijë të tjerë, ata kanë nevojë për sqarime të qarta që ata nuk mund të ndërpresin njëri tjetrin gjatë kohës së mësimit

3. Rregulloni temperaturën dhe ndriqimin në dhomë


Shpërqendrimi tjetër për të larguar është temperatura. Sigurohuni që nuk e keni shumë nxehtë apo ftohtë.

Ashtu si temperatura, edhe intensiteti i  dritës gjatë mësimit është preferencë personale: mbase ju pëlqen një dhomë e mbushur me dritë natyrale, ose mbase ju e preferoni atë komod dhe errët. Sido që të jetë, sigurohuni që të jeni në gjendje t’a shihni qartë ekranin tuaj dhe nuk ka shumë reflektim në ekran.


4. Rehatohuni


Nëse kompjuteri përdoret për një periudhë të gjatë kohore, sigurohuni që të jetë i pozicionuar në mënyrë të duhur dhe se fëmijët janë duke u ulur siç duhet. Këtu janë disa këshilla:

https://www.nhs.uk/live-well/healthy-body/how-to-sit-correctly/

Nëse fëmijët janë në një vend ose pozitë të pakëndshme,  nuk do të jenë në gjendje të përqendrohen në mësime, kështu që përpiquni t’i bëni sa më të rehatshëm (pa fjetur =] ).


5.Vazhdoni me rutinën – Përgatituni për shkollë

Ndërrimi i mjedisit nga shkolla në shtëpi mund të jetë sfidues. Mbajtja e rutinës së fëmijëve në këtë rast është shumë e rëndësishme. Aktivitetet si: ngrënja e mëngjesit, veshja, rregullimi i hapësirës punuese si dhe ndarja e aktiviteteve në orare të caktuara do e lehtësojnë tej mase këtë ndërrim shkollë-shtëpi.