fbpx

Të njihemi me nxënësit e jCoders: Vesa Shala

Akademia jCoders është një institucion i cili ofron trajnime për nxënësit të moshave 7-18 në fushën e teknologjisë. jCoders është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe i certifikuar në nivel ndërkombëtar nga institucioni amerikan AdvancED.

Mësoni më shumë rreth Veses, si kanë qenë përvojat e saj të para në jCoders, dhe çfarë shpreson ajo të bëjë në të ardhmen.

Intervistë me Vesen, nxënëse në Akademinë jCoders

Pse vendosët të bëheni pjesë e jCoders?
Unë u bëra pjesë e jCoders me dëshirën për të provuar diçka të re dhe pse jo, për të thyer steriotipet gjinore që pretendojnë se teknologjia është vetëm për djemtë.

Si ka ndikuar jCoders tek ju?
Deri më tani jCoders ka pasur vetëm ndikim pozitiv tek unë.

Cilat janë disa nga përfitimet që merrni nga të qenit pjesë e jCoders?
Unë kam takuar dhe jam shoqëruar me të rinj që janë të apasionuar pas teknologjisë. Bashkë kemi mësuar shumë gjëra të reja si: bazat e teknologjisë, robotikën, programimin të cilat do të më duhen patjetër në të ardhmen. Gjithashtu, diçka me shumë rëndësi që unë e kam mësuar
nga jCoders dhe tani e praktikoj atë vazhdimisht është disiplina e punës, qoftë në klasë apo gjatë punës në një projekt.

Cilat sfida i keni kapërcyer që nga anëtarësimi në jCoders?
Një nga sfidat kryesore që kam kapërcyer janë sfida e të qenit një vajzë në teknologji dhe pse kjo e fundit nuk duhet të jetë një sfidë. Pastaj gatishmëria e trajnerëve më ndihmoi të fitoja zakonin të pyes për gjithçka që nuk e kuptoj pa pasur frikë nga paragjykimi i të tjerëve kur nuk di diçka.


Cila ka qenë pjesa juaj e preferuar që kur keni filluar klasat në
jCoders?

Normalisht që gjërat që më kan pëlqyer dhe tërhequr në jCoders janë klasat dhe lojërat që i luajmë. Mund të them që Kahoot me miqtë e klasës është një nga aktivitetet e mia të preferuara. Qasja e trajnerëve është padyshim e preferuara ime dhe ajo që gjithmonë i bën klasat në jCoders produktive dhe argëtuese.

Pse jCoders është një program i rëndësishëm për të rinjtë?
jCoders mëson të rinjtë për teknologjinë dhe kjo e fundit është e ardhmja.

Çfarë këshille do t’i jepnit dikujt që mendon të bëhet pjesë e jCoders
Nëse do të duhej t’i jepja vetëm një këshillë shokeve që duan të marrin njohuri të reja në lidhje me teknologjinë, është të ndjekin të gjitha aktivitetet në jCoders sepse ia vlen. jCoders gjithmonë vjen me diçka të re dhe ajo që kemi mësuar ka qenë fitimprurëse dhe super e nevojshme për të ardhmen.